Flash News

KRYESORE

Protestat shtrihen dhe në Dibër: Jo TVSH! Kërkojmë subvencione për dëmet nga droga

Protestat shtrihen dhe në Dibër: Jo TVSH! Kërkojmë

Protestat e biznesmenëve, fermerëve dhe blektorëve janë shtrirë dhe në Dibër ditën e sotme. Qindra biznesmenë , fermerë dhe blegtorë protestuan përpara Prefekturës së Dibrës. Ata i bënë thirrje Qeverisë të tërheqë vendimin për vendosjen e TVSH për biznesin e vogël.

Qytetarët kërkojnë takse fikse vjetore për biznesin e vogël. Fermerët kërkojnë dëmshpërblimin për prodhimet e ëmtuara dhe bletet e ngordhura nga kultivimi i bimëve narkotike.

Në Dibër bujqit prej 5 vitesh nuk përfitojnë subvensione , as në bujqësi, blegtori , pemtari, apo bletari.

Në mbështetje të protestuesve ishte Deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi.

“ PD do të mbështesë tregtarët e vegjel e bujqit dibrane në protestat e tyre për heqjen e TVSH, uljen e taksave, dhe subvensionet e munguara ne bujqesë”, u shpreh Gjunkshi.

Të fundit