Flash News

KRYESORE

Protestë dhe seancë, çfarë pritet të ndodhë sot para Parlamentit

Protestë dhe seancë, çfarë pritet të ndodhë sot

Opozita do t’u rikthehet sërish sot protestave, ashtu siç kishte paralajmëruar. Qytetarë të shumtë do të protestojnë sot në orën 9:30 para Parlamentit, në një kohë që seanca të do të nisë në orën 10:00.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ngritjen e një qeverie tranzitore që do e përgatiste vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme duke i hapur rrugën e integrimit europian.

Pak ditë më parë, Basha mblodhi Grupin e ish-deputetëve dhe Kryesinë e Partisë Demokratike ku kërkoi angazhim në zona të caktuara dhe funksionim të grupeve të gatshme. Lideri i të djathtëve ka kërkuar ndër të tjera mbledhje javore të të gjitha degëve dhe përgatitje për protestat.

Njëkohësisht është paralajmëruar që do ketë sërish një protestë të madhe para Kryeministrisë më datë 6 ose 13 Prill.

Po ashtu,  tre deputetë të rinj do të bëjnë betimin në seancën plenare, duke iu bashkuar 14 deputetëve që kanë pranuar të hyjnë në Kuvend pas largimit të PD dhe LSI-së.

Ata janë Arben Elezi nga PD, Adriatik Alimadhi nga Balli Kombëtar dhe Amra Borova nga LSI .

Të fundit