Flash News

KRYESORE

Protestë e parulla në oborrin e Presidencës, Ilir Meta u hap portën e hekurt, ç’po ndodh

Ndryshe nga pjesë të tjera të Tiranës, në oborrin e presidencës për pak minuta ka dominuar atmosfera e protestave.

Kanë qenë 30 organizata, ata të cilat përmes një marshimi proteste janë zhvendosur edhe në oborrin e presidencës, ndërsa shoqëria civile i ka dorëzuar personalisht Ilir Metës një peticion për të drejtat e fëmijëve.

Me parulla dhe thirrje sensibilizuese në duar, shoqëria civile ka protestuar para presidencës, por ka qenë vetë Meta ai i cili u ka hapur portën e hekurt dhe i ka ftuar të hyjnë brenda oborrit të presidencës.

Pasi ka marrë në dorëzim peticionin nga aktivisti Altin Hazizaj, Meta tha se të gjitha institucionet duhet të angazhohen për tu ardhur në ndihmë fëmijëve që s’kanë mundësi ekonomike dhe sociale për të qenë të barabartë me moshatarët e tyre.

“Të angazhohemi për ata fëmijë që s’kanë mundësi të festojnë dhe që ndihen të përjashtuar për edukim e shërbime të tjera. Këtë peticion do ta lexoj me vëmendje dhe besoj se raporti i fundit i organizatës ‘Save the children” është kambanë alarmi për institucionet shtetërore”, u shpreh Meta.

 

Të fundit