Flash News

KRYESORE

Protestë në Shkup kundër ndryshimit të emrit, marrin pjesë rreth 6 mijë protestues

Protestë në Shkup kundër ndryshimit të emrit, marrin

Qytetarët e Maqedonisë,  mbrëmjen e djeshme kanë dalë në protestë kundër ndryshimit të emrit.

Sipas “Alsat.m”, protestat u zhvilluan përpara Kuvendit në Shkup dhe mendohet se numri i tyre ishte rreth 6 mijë persona.

Protestuesit kërkuan fundin e negociatave me Greqinë, tërheqjen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, fund marrëveshjes me Bullgarinë dhe lirimin e të burgosurve në ngjarjet e 27 prillit në Parlament.

Protesta është mbështetur nga Lëvizja Botërore e Kongreseve maqedonase “AM” All Unitar Maqedonia, Shoqata e Maqedonasve nga Maqedonia e Egjeut,  Shoqata e Maqedonasve të Fesë Islame, shoqatave Manifestit Maqedonas të Mbrojtësit dhe Shoqatave Patriotike Maqedonase.

Të fundit