Flash News

KRYESORE

Protestë para Prokurorisë. Qytetarët shtrihen në rrugë, bllokojnë qarkullimin

Protestë para Prokurorisë. Qytetarët shtrihen në rrugë,

Disa banorë të Unazës së Re janë duke protestuar përpara Prokurorisë, ndërsa mësohet se ka pasur përplasje me Policinë Bashkiake. Kjo e fundit u ka kërkuar të largohen.

Banorët jan shtrirë në rrugë dhe kanë bllokuar qarkullimin. Përplasja sipas tyre ka nisur që në tre të mëngjesit. Disa prej banorëve kanë konflikt me një  ndërtues.

Ata  deklarojnë se do të vijojnë që të protestojnë para prokurorisë deri në një vendim për fatin e tyre, pasi ndërtuesi u ka marrë pronën. Ata deklarojnë se ndërtuesi u mori pronën për të bërë një kompleks, por më pas ai i ka mashtruar duke i lënë në rrugë. Banorët shprehen se ndërtuesin Dritan Llanajn e kanë kallëzuar mbi 70 herë për mashtrim dhunë e presion, por ai vazhdon të jetë i lirë dhe pse i ka marrë 7 familjeve mbi 3300 m2 truall duke mos i dhënë asnjë hyrje apo dyqan.

Të fundit