Flash News

KRYESORE

Protestë për plehrat para bashkisë së Durrësit

Protestë për plehrat para bashkisë së Durrësit

Kreu i departamentit të Pushtetit Vendor në PD Durrës Petro Vokopola lajmëron se të mërkurën do të zhvillohet një protestë lidhur me situatën alarmante me mbetjet në këtë qytet.

“Të mërkurën të gjithë me plehra nëpër duar për per ti hedhur në koshin e plehrave, aty ku dhe e kanë vendin, ne Bashkin e Durrësit!!! — në Bashkia e Durrësit”, shkruan Vokopola në Facebook.

Paraditen e sotme, kreu i PD Durrës, Ferdinand Xhaferaj, në një konferencë për shtyp deklaroi se nga të gjithat dështimet e bashkisë, mospastrimi i Durrësit është dështimi më i madh, i cili vjen nga arroganca, paaftësia dhe korrupsioni.

"Ky dështim ka një kosto shumë të lartë për mjedisin, e si rrjedhojë për shëndetin e qytetarëve të Durrësit. Në 2018 si pasojë e djegie së mbetjeve në qiell të hapur, në Porto Romano u shpall emergjenca mjedisore. Është bërë një tender korruptiv prej 11.5 milionë eurosh për ta kthyer fushën ku digjeshin plehrat në Porto Romano në Eko Park. Ndërsa janë lëvruar paratë e korrupsionit, nuk ka para për të hequr mbetjet e shpërndara në të gjithë qytetin në fillim të sezonit turistik.", tha Xhaferaj ndër të tjera.

Ndërsa i ftuar në Open mbrëmjën e sotme kryeministri Edi Rama u shpreh se brenda javës do të firmoset marrëveshja me bashkinë e Durrësit dhe në këtë mënyrë mbetjet e Durrësit do të vijnë në landfilldin e Sharrës.

Të fundit