Flash News

KRYESORE

Protestonte kundër policisë, babai monstër hedh vajzën 6-muajshe nga çatia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë Portit Elizabetë në Afrikën e Jugut.

Një burrë është arrestuar për tentativë të vrasjes së vajzës së tij 6-muajshe. Në shenjë proteste, 38-vjeçari ka hipur mbi çatinë e kasolles ku jetonte dhe paralajmëronte se do të hidhte fëmijën e tij nga çatia nëse do t’i shembnin shtëpinë në Kwadwesi.

Në momentin që njëri prej policëve ka hipir në çati për të negociuar me autorin, ai nuk është menduar gjatë dhe e ka hedhur nga çatia vajzën e tij, të cilën e kishte kapur nga njëra këmbë.

Fatmirësisht, vogëlushja është pritur nga policët që ndodheshin pranë banesës dhe është shëndosh e mirë.

Babai i çmendur u arrestua dhe mbi të rëndon akuza e “vrasjes së mbetur në tentativë”.

Të fundit