Flash News

KRYESORE

Protestuan kundër Ramës, policia procedon 13 kuksianë

Protestuan kundër Ramës, policia procedon 13 kuksianë

Dje kryemininistri Edi Rama u prit me protesta në Kukës, për këtë arsye udhëtoi me helikopter drejt qytetit verilindor.

Policia e shtetit ka proceduar penalisht 13 protestues për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në organizime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

“Në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar më datë 05.04.2019 të organizuar nga subjekti politik PD, Kukës e Has në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” janë proceduar në gjendje të lirë 13 shtetas, të moshës nga 28 deri 60 vjeç nga Kukësi dhe Hasi.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit”, njofton policia.

Të fundit