Flash News

KRYESORE

Protestuan kundër tarifës në ‘Rrugën e Kombit’,  dënohen me një vit në provë 8 kuksianë

Protestuan kundër tarifës në ‘Rrugën e Kombit’,

Gjykata e Kukësit ka vendosur të dënojë me 6 muaj burgim të konvertuar në periudhë prove një vit, tetë prej protestuesve që ishin kundër pagesës prej 5 euro në “Rrugën e Kombit”.

Protestuesit akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimit të punonjësit policisë së rendit publik”. Ata nuk pranuan të nënshkruajnë marrëveshje fajësie me prokurorinë dhe pretenduan pafajësi.

Prokurori i çështjes Edmond Karriqi në seancën e mbajtur me 23 korrik 2019 kërkoi 6 muaj burg të konvertuar në periudhë prove, kërkesë që është pranuar nga gjyqtarja e çështjes Flutura Hoxha.

Prokuroria ka paraqitur si provë materiale pamjet e protestës të transmetuara live nga disa televizione.

Protestuesit e dënuar

Ervis Oruçi

Armand Ademaj

Fatos Harulla

Mirdaim Nerguti

Lulzim Popa

Ahmet Tobli

Shpetim Todaj

Shaban Selmanaj

Gjykata e Kukësit shpalli fajtorë 25 protestues në qershorin e kaluar. Ata  akuzohen për dëmtimin e pikës së pagesës në rrugën e Kombit, gjatë protestës së 31 marsit.

Të fundit