Flash News

KRYESORE

Protestuan kundër transferimit të mësueses, kërcënohen nxënësit: Do ju heqim  prindërit nga puna

Nxënësit e shkollës së mesme “Said Najdeni” në Dibër janë dhunuar verbalisht dhe janë kërcënuar teksa kanë protestuar kundër transferimit të mësueses së tyre Fatbardha Miftari, sipas tyre i paligjshëm.

Roja i shkollës me urdhër të Drejtorisë, ka tentuar të godasë nxënësit.

Nxënësit protestuan sot kundër vendimit për transferimin e mësueses, pa dëshirën e saj në fshatin Mustafë në Arrëz e të bëjë ccdo ditë 5 orë udhëtim vajtje-ardhje. Për shkak të protestës, prindërit e nxënësve dhe mësuesit që i kanë mbështetur, janë kërcënuar me heqje nga puna.

“Edhe përse kërcënimet kanë qenë nga më të tmerrshmet për ju, për prindërit tuaj për heqje nga puna, për mësues që u janë dhënë vërejtje se ju keni dalë këtu për lirinë e fjalës. Ecni rrugën e drejtësisë”, tha mësuesja Fatbardha Miftari.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur shumë kërcënime me telefonata për heqjen e prindërve nga puna, apo kërcënime nga më të ndryshmet. Ne nuk do të ndalemi. Edhe përse ka kërcënime, ne do ta çojmë këtë punë deri në fund”, tha një nga nxënësit protestues.

Të fundit