Flash News

KRYESORE

Protestuan për kushtet e punës, arrestohen punonjësit e aeroportit në Turqi

Protestuan për kushtet e punës, arrestohen punonjësit e

Me qindra punonjës të aeroportit janë ndaluar nga policia në Turqi pasi po protestonin për kushtet e punës.

Protesta e tyre nisi pas një aksidenti të një autobusi të brendshëm të aeroportit ditën e premte ku mbetën të plagosur 17 punonjës.

Sipas sindikatës, në protestën ishin mijëra punonjës, por më pas ata u shpërndanë nga policia, që përdori gaz lotsjellës. Sipas një ligjvënësi të opozitës kurde, numri i të ndaluarve ishte rreth 400 vetë.

Aeroporti pritet të hapet muajin e ardhshëm dhe është një projekt i mbështetur nga Presidenti turk Erdogan. Sipas autoriteteve turke ky pritet të jetë aeroporti më i madh në botë.

Të fundit