Flash News

KRYESORE

Protestuan për lirimin e 11 kuksianëve në Shkodër, arrestohen 3 protestues të FRPD

Protestuan për lirimin e 11 kuksianëve në Shkodër,

Pak ditë pas protestës së qytetarëve, në mbështetje të të cilëve ishin edhe deputetë të opozitës së bashkuar, janë vënë në pranga 3 protestues, të cilët rezultojnë të jenë njëherësh edhe aktivistë të FRPD-së.

Në komisariatin e Shkodrës janë shoqëruar sot 3 të rinjtë Besjan Zaja, Ergys Ivziku dhe Arvit Bushati ky i fundit kryetar i FRPD.

Ata protestuan pak ditë më parë përballë godinës së Gjykatës së Apeëlit në Shkodër, për lirimin e 11 kuksianëve, të cilët ishin në pritje të vendimit të Apelit, pasi Gjykata e Tiranës vendosi për ta “arrest me burg”.

Kujtojmë se protesta u shoqërua me fishekzjarre dhe tymuese në shenjë proteste. Pas seancës që zgjati rreth 4 orë 8 prej protestuesve u liruan, ndërsa mbetën në burg 3 prej tyre.

Të fundit