Flash News

KRYESORE

Protestuesi: Po mundohen të na përçajnë, tek ARRSH-ja kanë shkuar punonjësit e PS-së

Protestuesi: Po mundohen të na përçajnë, tek ARRSH-ja

Një prej protestuesve të zonës së ‘Astirit’ thotë se personat të cilët kanë shkuar pranë zyrave të ARRSH-së janë përfaqësues të Partisë Socialiste.

Protestuesi tha se kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, po mashtron dhe se këto po përdoren për të përçarë protestën.

“Ka shkuar punonjës të Partisë Socialiste. Ka shkuar kryetari i njësisë administrative. Ka shkuar një që punon tek OSHEE-ja, dhe një që punon në Bashki. Ai gënjen hapur. Gjithë banorët ja ku i ke. Erion Veliaj dhe Afrim Qëndro po e përdorin për të përçarë protestën”, u shpreh protestuesi.

Ai tha se ARRSH-ja mund të shkojë vetë tek banorët për të diskutuar me ta.

Të fundit