Flash News

KRYESORE

Protestuesi tregon pse u qëllua Rama me këpucë

Protestuesi tregon pse u qëllua Rama me këpucë

Flori Protoduari është një prej protestuesve të zonës së ‘Astirit’ banesa e të cilit preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe.

Ai ishte i pranishëm edhe ditën e djeshme ku u godit me këpucë kryeministri Edi Rama.

Për mikrofonin e Ora News ai tregon detaje të këtij momenti dhe më pas shoqërimin e tij dhe të 4 personave të tjerë në polici. Prodouari tregon dhe bisedën që kishin bërë me efektivët e policisë në furgon

“I kishte vajtur gruas time tek krevati dhe në vend që ti thoshte të shkuara i kishte thënë pse dilni në protestë. Ne po rrinim të prisnim jashtë dhe unë doja të largohesha pasi isha i bindur se dhe ai i gjati (i drejtohet kështu kryeministrit) do dilte të na provokonte. Ai doli. Kunati im nisi të thërriste: Turp! Turp! Ndërkohë që ai vuri gishtin tek buzët për të thënë heshtni. Dikush prapa nesh e qëlloi me këpucë.

Menjëherë nisi raprezalja. Na  morën në furgon dhe na çuan në polici. Rrugës na thonin keni dëmtuar kolegen tonë, po ajo gruaja protestuese që u dëmtua dhe ndodhet në spital nuk i dhimbsej”, u shpreh protestuesi.

Të fundit