Flash News

KRYESORE

Protestuesit bllokojnë hyrjen e Kuvendit, deputetë e PS-së largohen nga porta e pasme

Protestuesit bllokojnë hyrjen e Kuvendit, deputetë e PS-së

Pas miratimit të ligjit që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar protestuesit, të cilët kanë qëndruar gjatë gjithë ditës së sotme para Kuvendit, u zhvendosën para hyrjes kryesore të Kuvendit për të fishkëllyer deputetët e mazhorancës të cilët po votuan pro ligjit.

Por për të shmangur një përplasje me protestuesit, deputetë e PS-së kanë zgjedhur të largohen përmes hyrjes dytësore të Kuvendit.

Ligji që parashikon shembjen e godinës së teatrit Kombëtar u miratua me 75 vota pro të mazhorancës, në një seancë e cila zgjati afro 12 orë.

Të fundit