Protestuesit djegin gomat në Elbasan

Elbasani është një nga akset e bllokuara nga protestuesit. Qytetarët në shenjë proteste i kanë vënë zjarrin disa gomave.

Nga djegia e gomave, janë ngritur shtëllunga të zeza tymi.

Kujtojmë që deputetët e opozitës u shpërndanë sot në akse të ndryshme duke bllokuar rrugët, ndërsa kryedemokrati Basha qe në Milot. Ai u shpreh se nuk do të ketë zgjedhje me 30 qershor.