Flash News

KRYESORE

Protestuesit e arrestuar në Kukës janë shpërndarë në komisariatet e Tiranës. PD u siguron mbrojtjen ligjore

Protestuesit e arrestuar në Kukës janë shpërndarë

23 protestuesit e arrestuar në Kukës janë transferuar në Tiranë për shkak se, sipas policisë, komisariati i policisë së Kukësit nuk i ka kapacitetet për të përballuar një numër kaq të madh të ndaluarish.

Mësohet se pjesa më e madhe e të arrestuarve janë vendosur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ndërkohë që pjesa tjetër janë shpërndarë në disa prej komisariateve të kryeqytetit.

Politiko.al ka mësuar gjithashtu se Partia Demokratike u ka siguruar të ndaluarve mbrojtje ligjore si dhe përfaqësimin e tyre me avokat.

Të fundit