Flash News

KRYESORE

Protestuesit i thonë të largohet, kryeministri: Sa të pi një kafe me Gjushin dhe ika

Protestuesit i thonë të largohet, kryeministri: Sa të pi një

Kryeministri Rama sot zhvilloi një takim në qytetin Durrësit. Ashtu si edhe në qytetet e tjera, me qindra persona kanë dalë në shesh me pankarta e duke thirrur: “Rama ik”.

Ata i bllokuan rrugën kreut të qeverisë, ndërsa nuk munguan edhe përplasjet me forcat e policisë.

Gjatë fjalës së tij Rama ironizoi protestën e opozitës, duke u shprehur se do largohej nga qyteti sapo të pinte një kafe me Vangjush Dako.

“Unë sa të mbaroj do të pi një kafe në Durrës me Gjushin dhe do të iki në Tiranë, atë  ‘Rama ik’ që thonë ata, do ta realizojnë se unë do të iki në Tiranë.” - tha Rama.

Për Partinë Socialiste sot takimi elektoral në Durrës është edhe përmbyllësi i kësaj fushate.

 

Rama pritet edhe në Durrës me protesta nga opozitarët

Të fundit