Flash News

KRYESORE

Protestuesit të pajisur me maska kundër gazit lotsjellës, cili është plani B i policisë për të shpërndarë turmën

Protestuesit të pajisur me maska kundër gazit lotsjellës, cili

Ashtu siç është përcjellë edhe një ditë më parë në media, shumë protestues do të jenë të pranishëm sot para parlamentit të pajisur me maska kundër gazit lotsjellës.

Përballë informacioneve të tilla, duket se policia ka ndërmarrë edhe një plan masash rezervë për të shpërndarë turmën e protestuesve, nëse përdorimi i gazit lotsjellës nuk sjell efekt.

Mësohet se policia do të zbatojë një plan B, që ka të bëjë me përdorimin e ujit me presion dhe të ngjyrosur, me blu dhe të verdhë.

Kjo masë do të shërbejë jo vetëm për largimin e protestuesve nëse do të ketë akte dhune, por edhe identifikimin e tyre me lehtësi, pas spërkatjes me ujë të ngjyrosur.

Kujtojmë se prej të dielës, policia ka instaluar edhe kamera me rezolucion të lartë për të filmuar të gjithë protestën, para parlamentit, ndërsa që në orët e para policia ka ngritur një gardh metalik për të garantuar sigurinë e deputetëve dhe për të mos lejuar kalimin e protestuesve para seancës së parashikuar të nisë në orën 10.00.

Protesta e opozitës, parlamenti ‘blindohet’ me 800 policë; bllokohet me skela pedonalja

Protesta e opozitës, LSI nxjerr videon: Si të mbrohemi ndaj lëndëve helmuese luftarake të Edi Ramës

Të fundit