Flash News

KRYESORE

Prova bërthamore mesazh drejtuar Pekinit, Haley: Koreja Veriore po “kërkon luftë”

Prova bërthamore mesazh drejtuar Pekinit, Haley: Koreja Veriore po

Testi i fundit bërthamor koreano-verior, paraqitur si një sfidë për SHBA-në, mund të perceptohet gjithashtu si një mënyrë për të ushtruar presion ndaj Kinës që ajo të bindë Uashingtonin të hapë dialogun me Phenianin.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha se aksionet e Koresë Veriore tregojnë se lideri i saj, Kim Jong Un, po “kërkon luftë” dhe se është koha që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të miratoj masa në të fuqishme të mundshme.

Prova e gjashtë bërthamore nga Pheniani, konsideruar si më e fuqishme se testi i fundit, përkoi dje me hapjen në Kinë të një samiti të përvitshëm të “”Brics”, pesë fuqitë e mëdha në zhvillim (Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Afrikë e Jugut.

Duke vepruar kështu, drejtuesi koreano-verior, Kim Jong-Un mori vemendjen e presidentit kinez, Xi Jinping, ndërkohë që Pekini mbetet teorikisht aleati kryesor i regjimit të Phenianit.

 

Të fundit