Flash News

KRYESORE

Prova më e fortë e vrasjes së komisar Cukut, ja çfarë iu zbulua autorit

Prova më e fortë e vrasjes së komisar Cukut, ja çfarë

Ekspertët e Laboratorit të Kriminalistikës kanë arritur të zbulojnë ADN­-në e personit që ekzekutoi ish­-drejtorin e Policisë së Vlorës, Artan Cuku.

Burime nga grupi hetimor thanë se kjo është prova më e rëndësishme që mund të çojë drejt zbardhjes së vrasjes së Cukut, dhe ende nuk ka një të dyshuar konkret për ngjarjen. Menjëherë pas ndërtimit të profilit të plotë gjenetik, ka nisur krahasimi me profilet që ndodheshin në sistemin e Laboratorit të Kriminalistikës. Megjithatë, deri tani nuk ka rezultuar asnjë përputhje. Burimet thonë se pikërisht në këtë pikë kanë ngecur hetimet, pasi pa ndonjë të dyshuar konkret, edhe ADN­-ja nuk mund të ndihmojë grupin hetimor, shkruan “Panorama”. Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj e gjysmë nga vrasja e 8 prillit, në Rrugën e Kosovarëve, në Tiranë, grupi hetimor nuk ka përjashtuar asnjë prej pistave të ngritura që prej ditëve të para kur ndodhi krimi i rëndë. Hetimet janë shtrirë në të gjitha këto pista, duke u përqendruar kryesisht te një vrasje për shkak të detyrës që ka mbajtur Artan Cuku në struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit. Oficerët e Policisë janë thuajse të bindur se atentatori i Cukut është i paguar dhe kjo i bën edhe më të vështira hetimet dhe zbeh vlefshmërinë si provë të AND-­së së zbuluar. Të paktën derisa në prova dytësore të arrihet shoqërimi apo ndalimi i një personi të dyshuar, në mënyrë që të bëhet krahasimi i profilit gjenetik.

 

Të fundit