Flash News

KRYESORE

“Prova më zë dhe figurë”, pas paralajmërimit të Bashës, PD konferencë të jashtëzakonshme

“Prova më zë dhe figurë”, pas paralajmërimit

Partia Demokratike ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme  për shtp sot në orën 13:30. Ditën e sotme në Parlament Lulzim Basha paralajmërori nxjerrjen e videos së përgjimit të Agron Xhafajt, për të cilën Rama dhe Xhafaj e akuzojnë se është false.

“Sot është dita të dëgjoni përsëri me zë dhe me figurë faktet e pakundërshtueshme se jo vetëm audiopërgjimi është autentik dhe nuk mund ta inspektojë atë vila e Surrelit, por edhe se dëshmitë dhe faktet për rolin e Agron Xhafajt si koka e krimit të organizuar janë të plota dhe të thella. Ajo që keni parë është maja e ajsbergut, edhe ajo që do të shikoni sot është ende mbi ujë. Nuk do të doja ta thoja këtë, por fjalët në gjuhën shqipe këto janë: Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj: “Nuk keni parë asgjë akoma!” u shpreh Basha.

Burime bënë me dije për Politiko.al se bashkëpunëtori X është arrestuar nga policia teksa po shkonte në kufi drejt Kosovës.

 

Të fundit