Flash News

KRYESORE

Prova të reja, lidhja e Saimir Tahirit me Orest Sotën

Prova të reja, lidhja e Saimir Tahirit me Orest Sotën

Prokuroria ka në dorë prova të reja sa i takon lidhjes mes ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe shtetasit Orest Sota, person i ndaluar nga policia në makinën e së cilit u gjetën 863 mijë euro.

Mësohet se Tahiri ka udhëtuar dy herë jashtë vendit me automjetin e Orest Sotës. Ish-ministri i Brendshëm në të dyja rastet është larguar nga Shqipëria përmes pikës kufitare të Muriqanit drejt Malit të Zi. Udhëtimet janë kryer në muajin Shkurt dhe Korrik të këtij viti. Mësohet gjithashtu se disa udhëtime janë kryer nga vetë deputetit me makinën e 25-vjeçarit Sota edhe në vitin 2016.

Të gjitha këto të dhëna janë pjesë e dosjes hetimore që administron Prouroria e Krimeve të Rënda.

Të fundit