Flash News

KRYESORE

Provat se pse gara për kryeprokurorin e ri ishte farsë

Provat se pse gara për kryeprokurorin e ri ishte farsë

Prej ditësh tashmë politika është përfshirë në debatin për kryeprokurorin e ri. Për çështjen reaguan edhe diplomatët e akredituar në Tiranë.

Por pavarësisht kundërshtimeve dhe bojkotit të opozitës, Partia Socialiste vijoi me procesin duke hapur një konkurs ku ftonte të garonin të gjithë prokurorët të cilët plotësonin kriteret.

Që në nisje, procesi u cilësua si farsë pasi mazhroanca e kishte përcaqktuar se kush do ta mbante përkohësisht vendin e Adriatik Llallës.

Së pari, që në momentin që u hap konkursi dhe endë pa u regjistruar të gjithë kandidatët, në media u përfol emri i kandidates që do të përzgjidhej. Madje u lakuan dy emra, për të cilët është pohuar se kanë njohje dhe kontakte me përfaqësues të Partisë Socialiste. Të dy këta emra janë përzgjedhur tek 3 finalistët, një prej të cilëve do të zgjidhet kryeprokuror.

Së dyti, ‘farsën’ me konkursin e evidentoi edhe një prej prokurorëve që ishte pjesë e garës. Besnik Muci, në një dalje për mediat pasditen e së premtes, shfaqi kritika në lidhje me kriteret e ndjekura me të cilat u bë përzgjedhja e tre finalistëve. Muci tha se i plotësonte të gjitha kriteret, por u penalizua për shkak se kishte 15 ditë eksperiencë më pak.

 

 

 

Të fundit