Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Provimet e Maturës si “punë për t’u mbaruar” e Ministrisë së Arsimit
Mirela Karabina
Provimet e maturës, proces tejet i rëndësishëm për nxënësit, finalizimi i periudhës më të gjatë të shkollimit 12 vjeçar, duket se nuk është në prioritetet e punës së ministrisë përgjegjëse për Arsimin, është proces rutinë i saj.
Nxënësit këto ditë janë njohur me periudhën më të shkurtër kohore të zhvillimit të provimeve të maturës, dy javë për pesë provime. Ajo që bie në sy është turravrapi i ministres së Arsimit për të mbaruar shpejt e shpejt një proces të rëndësishëm, Provimet e Shtetit.
Po, pse ky nxitim? Nxënësit janë aty, mësuesit janë aty, shkolla aty është, por, mesa duket, qëllimet e Ministrisë së Arsimit nuk janë aty, janë diku gjetkë.
Dhe, për habinë e të gjithëve, ministrja e Arsimit deklaron që këtë vit qenkërkën marrë masa që provimet do u zhvilluakërkan në palestra e korridore “për arsye sigurie dhe papërgjegjshmërisë së treguar nga mësuesit në provimet e kaluara”.
Arrogancë, shpërfillje dhe aspak transparencë e ministrisë përgjegjëse për Arsimin për një proces sa të rëndësishëm aq dhe të ndjeshëm.
Fakt është se, që në krijimin e këtij procesi, Maturës Shtetërore, provimet janë zhvilluar në palestra, korridore (ku ka qenë mundësia) dhe klasa, ndërsa penalizimet kanë munguar në drejtim të shkeljes së rregullave të Maturës, duke filluar që nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Arsimit.
Pra, kujt po i drejtohet ministrja me këtë “risi” të sjellë këtë vit?
Matura Shtetërore është një sistem provimesh përfundimtare që nxënësit (18 vjeçarë) japin në fund të arsimit të mesëm të lartë. I krijuar nga Ministria e Arsimit në vitin 2006, si një sistem që do të shmangte korrupsionin, mungesën e kontrollit dhe favorizimin që kishte karakterizuar sistemin e mëparshëm, provimeve të maturës do t’i shtoheshin (krahas provimeve të detyrueshme në lëndët Letërsi, Matematikë dhe Gjuhë e huaj) dhe dy lëndë me zgjedhje, varur nga preferenca e nxënësve për në fakultete. Pra, në këto dy provime përcaktohej drejtimi për në universitetin e dëshiruar nga nxënësi, ndryshe nga sistemi i mëparshëm, ku pranimi në univeristete bëhej me konkurs të zhvilluar nga vetë fakulteti përkatës.
Me kosto të lartë burimesh njerëzore dhe financiare, Matura Shtetërore si një proces i krijuar me argumentin e luftës ndaj korrupsionit dhe mungesës së kontrollit, në fakt, duket se nuk ia ka dalë dot me problemin e administrimit të tij, aktin final, provimi në shkolla.
Faktet tregojnë se administrimi i provimit është një hallkë e dobët e këtij procesi, duke lëkundër besueshmërinë ndaj tij dhe duke sjellë modelin e deformuar të Maturës Shtetërore: drejtues të lartë të Ministrisë së Arsimit që hyjnë në shkolla pa autorizim për favorizime duke dëmtuar direkt procesin; drejtues të shkollave që favorizojnë nxënës dhe administratorë që nuk ndërhyjnë dot; mësues që abuzojnë me besimin e dhënë; mësues që ndihen të pafuqishëm për të ndaluar kopjimin masiv; teza që del nga përdorimi i celularëve brenda klasave; bllokues celularësh që janë vetëm si tregues të masave të marra, por që nuk funksionojnë etj.
Prandaj, me “të drejtë” Ministria e Arsimit duket sikur “shpik” një gjë të re për të mbuluar “çorbën” e gatuar në gjithë këto vite në dëm të nxënësve, mësuesve, familjeve shqiptare dhe shoqërisë.
Bazuar në detyrimin ligjor, ministria përgjegjëse për Arsimin duhet të sqarojë dy çështje tejet të rëndësishme në lidhje me provimet e maturës.
a)Çfarë zgjidhjesh janë bërë për të rregulluar administrimin e provimeve të maturës me qëllim që t’i japim nxënësve procesin e merituar dhe jo fomën e deformuar të tij?
b)Pse, me futjen në zbatim, më 2015-ën, të Ligjit të Arsimit të Lartë ku Universiteti është përcaktues i kritereve dhe lëndëve përzgjedhëse për t’u pranuar, ka vazhduar e njëjta skemë e provimeve të Maturës Shtetërore, provimet me zgjedhje?
Me demagogjinë që e karakterizon dhe jotransparente në veprimet e saj, kjo Ministri na paraqet, medemek, “palestrën” si zgjidhjen e problemit të administrimit të provimit duke larguar vëmendjen nga problemet themelore që as këtë vit, siç duken, nuk do marrin zgjidhje.
Përgjatë këtyre viteve, administrimi i provimimeve të Maturës, jo vetëm nuk është përmirësuar, por ka degraduar duke shkërmoqur imazhin e shkollimit dhe edukimit, duke defomuar drejtimin e së ardhmes të nxënësve që janë mes dy pragjesh: mbarimit të arsimit të mesëm të lartë (AML), pra, dhe përfundimit të fazës së adoleshencës, dhe fillimit të një faze të re, arsimit të lartë dhe pavarësisë së tyre.
Dhe, zgjidhja këtë vit nga Ministria qenkëra palestra, një “plaçkë e vjetër” e vitit 2006 e paraqitur si “e re” në vitin 2018.
Por, një tjetër problem themelor ka prekur Maturën Shtetërore në këto tre vite dhe nuk ka marrë zgjidhje ende, as këtë vit, duke sjellë mbivendosje institucionesh, çoroditje të nxënësve, kosto për to dhe familjet e tyre.
Me futjen në fuqi, më 2015-ën, të Ligjit të Arsimit të Lartë ku Univesiteti përcakton kriteret dhe përzgjedh lëndët sipas fakulteteve përkatëse, skema e Maturës Shtetërore vazhdoi e njëjtë, pra përsëri me provime me zgjedhje të cilat ishin të tilla për të çuar nxënësin drejt fakultetit të dëshiruar.
Pra, jokoherencë mes dy cikleve të shkollimit, ku institucioni i arsimit të lartë (pranimi në universitete në këtë rast) vepron me ligjin e ri, ndërsa arsimi i mesëm i ulët (AML, arsimi parauniversitar, pra në këtë rast provimet e maturës) vazhdon me skemën e vjetër.
Pra, si mund ta quajmë këtë?
Dhe, sot jemi përballë këtij fakti: provime me zgjedhje në Maturën Shtetërore dhe universitete që përcaktojnë vetë gruplëndët përkatëse.
Çfarë bëri kjo Ministri për të zgjidhur problemin madhor të krijuar nga ajo vetë?
Çfarë bëri për t’i krijuar mundësinë nxënësve të zhvillonin lëndën e përzgjedhur në shkollë dhe jo në pamundësi të infrastrukutës dhe burimeve njerëzore të shkojnë në zgjedhje të detyruar?
Por, mesa duket për këtë Ministri qenka e vështirë të ketë parimin bazë: qëllime të moralshme.
Nëse po, atëherë ky proces do ishte përmirësuar dhe nuk do kishte kontestime të vazhdueshme për mënyrën se si ai administrohet dhe fazës së dytë të tij, pranimit në universitete; nxënësit nuk do kishin një model të shkruar dhe një model të deformuar të zbatuar të Maturës Shtetërore.
Me vullnet dhe me dëshirën për të bërë më të mirën, ministria përgjegjëse për Arsimin duhet të kishte ndërtuar në vite strategji përmirësimi duke filluar me përmbajtjen: krijimin e sa më shumë alternativave testesh në mënyrë që të ulte rrezikun e prishjes së procesit; mësues të trajnuar dhe të përgjegjshëm; marrjen e masave rigoroze ndaj celularëve; dhe zbatimit të penalizimeve në rastet e shkeljes së rregullores së provimit.
Zbatimi i Ligjit të Arsimit të Lartë, me nxjerrjen e akteve nënligjore të munguara nga ministria përgjegjëse e Arsimit, do vendoste universitetet në rolin e tyre të kërkuar: pavarësinë instituciuionale dhe menaxhim vetë të procesit nëpërmjet lehtësimit të pranimit në universitete, duke krijuar vazhdimësinë midis dy cikleve. Ndryshimi i rregullores së Maturës Shtetërore duke iu përgjigjur ligjit të ri të arsimit të lartë do qartësonte dhe lehtëson orientimn e nxënësve drejt fakulteteve.
Por, fatkeqësisht, këto nuk po ndodhin dhe zgjidhja do të jetë, “palestra”, “korridori”, “dera” dhe ndoshta edhe “oborri”.
Qesharake deri në dhimbje.
E mbetur në këtë situatë të rëndë, të cilën vetë ajo e ka krijuar, ministria, sigurisht, zgjidhjen do ta kërkojë tek disa degë anësore duke mos iu afruar trungut, dhe duke u larguar gjithnjë e më shumë nga rrënjët.
Por, nuk kemi të bëjmë aspak me një çështje të thjeshtë, kemi të bëjmë me drejtimin e fëmijëve, orientimin e tyre drejt së ardhmes. Dhe, kjo e ardhme e drejtuar nga shkolla, duhet të jetë e sigurtë. Prandaj dhe ministria përgjegjëse për Arsimin nuk duhet të bëjë “sikur” dhe ta konsiderojë këtë proces si “rutinë”, por, me detyrimin institucional ajo duhet të ndërtojë strategji zgjidhjeje për të vendosur këtë proces në rrugë të drejtë për forcimin e rolit të shkollës në drejtimin e qartë të nxënësve drejt së ardhmes. Këtë duhet të kishte bërë gjithë këto vite ministria përgjegjëse për Arsimin.
Modelin e deformuar që ajo ofron sot, do mbajë “vulën e zezë” të ministrisë përgjegjëse për Arsimin: ndërtimin dhe orientimin e një shoqërie të deformuar që në gjenezë.
Dhe, fatkeqësisht, me politikat qeverisëse kjo po ndodh.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38