Provimi i maturës/ Ish-deputeti publikon foto nga gjimnazi: Rregullat e distancimit social, as nuk diktohen, as nuk respektohen

Ish deputeti i PD, Luçiano Boçi ka publikuar foto nga një gjimnaz, ku sot zhvillohet provimi i parë i maturantëve, sepse do t’i nënshtrohen testit për gjuhën e huaj.

Provimi zhvillohet nën rregulla strikte për shkak të situatës me pandeminë e COVID-19. Megjithatë, distancimi social duket se nuk është respektuar siç paralajmërohet. Ish deputeti shkruan se në një nga shkollat e vendit, rregullat e distancimit social, as nuk diktohen, as nuk respektohen.

Suksese sot për maturantët!
Megjithëse shumë zhurmë nga Ministria për masat anti-covid, nga fotot e para të shkrepura, duket që rregullat e distancimit social, as nuk diktohen dhe as nuk respektohen”, shkruan Boçi.

Sipas rregullores, në klasë nuk ka më shumë se 10 nxënës dhe kanë distancë 1.5-2 metra. Në 11 qershor ata do të testojnë njohuritë për gjuhën shqipe kurse në 15 pritet provimi i matematikës.