Flash News

KRYESORE

‘Provokacija’ në SEECP/ Meta përplaset me Bërnaviç për Kosovën

Gjatë Samitit të SEECP që po zhvillohet në Sarajevë, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe është përplasur me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç.

Shkak për këtë përplasje ka qenë ankesa e presidentit Meta për mospjesëmarrjen e Kosovës në këtë samit.

Ai i ka kërkuar Bosnjës dhe Hercegovinës që ta njohin Kosovën si shtet të pavarur.

Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç, e cila ka thënë se shteti ku është duke u mbajtur ky samit nuk e njeh shtetin e Kosovës, duke i thënë Metës “përmbahuni nga provokimi”.

“Në këtë tryezë ka disa vende që nuk e njohin Kosovën, dhe unë sugjeroj që të mos ketë përplasje për këtë çështje mes shteteve të tjera. Më vjen keq që përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Prishtinë nuk janë këtu. Kjo tregon se çfarë bashkëpunimi dëshiron Prishtina”, ka thënë Bërnabiç, shkruan “Blici” serb.

Ajo po ashtu është shprehur se rajoni nuk mund të jetë stabil dhe i qëndrueshëm, deri sa nuk është Serbia anëtare e BE-së.

Shqipëria kishte paralajmëruar fillimisht se nuk do të merrte pjesë në këtë samit për shkak të injorimit ndaj Kosovës, por presidenti Meta vendosi që të merrte pjesë.

Të fundit