Flash News

KRYESORE

Provokimi i Tsipras, diskuton me Janullatosin për planin urban të Himarës

Provokimi i Tsipras, diskuton me Janullatosin për planin urban të

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ndonëse nuk është përfshirë me deklarata në përplasjet e Athinës me Tiranën për planin urban të Himarës, ka bërë sot një lëvizje provokuese në drejtim të Shqipërisë.

Ai ka pritur në një takim Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, me të cilin ka diskutuar për situatën në Himarë, raporton gazeta greke, ‘To Vima’.

Detaje të tjera rreth takimit nuk janë bërë publike, por duhet theksuar se Janullatos ndodhet në Athinë në kuadër të konferencës mbi “Pluralizmin Fetar dhe Bashkekzistencën Paqësore”.

Statusi i Janullatos dhe Kushtetuta e Shqipërisë nuk ia lejon atij që të përfshihet në çështje të tilla dhe aq më pak të diskutojë me drejtues të huaj, pasi ai nuk është përfaqësues i institucioneve lokale të Himarës apo i institucioneve shtetore të Shqipërisë, por pëfaqësues i të gjithë besimtarëve ortodoksë në vendin tonë.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, me një lëvizje të papritur, ka deklaruar sot se s’mund të ndalohet plani i zhvillimit të një vendi tjetër, por ajo që Athina kishte detyrë, ishte të merreshin në mbrojtje ata pronarë minoritarë kishin tituj pronësie dhe dëmshpërblimi i tyre u realizua nga autoritetet shqiptare.

Zv/ministrja e Jashtme e Shqipërisë takohet me Kotzias: Toleranca fetare, aseti ynë i çmuar

Të fundit