Flash News

KRYESORE

Provokon revista ‘Time’, Trump dhe Putin transformohen në një portret të vetëm

Provokon revista ‘Time’, Trump dhe Putin transformohen në
Nga Liridon Cecja Revista javore ‘Time’, ka publikuar numrin e saj të ri, i cili pritet të ngjallë mjaft debate, pasi në ballinën ka vendosur fytyrën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, të cilat shkrihen në njëra tjetrën. Përmes përdorimit të teknikave 3D, figura e Trump transformohet në imazhin e Putin brenda 15 sekondave, siç shihet në videon e mëposhtme. Si pikënisje e idesë së autorit Brian Bennett është samiti i fundit i Helsinkit, ku ishin të pranishëm edhe dy udhëheqësit, të cilët patën polemika për atë që autori e quan si 'tërheqje e mistershme e Trump për Putin'. “Imazhi i përzier, i artistit visual Nancy Burson ka si qëllim të përfaqësojë këtë moment të veçantë në politikën e jashtme të SHBA-së, pas takimit të fundit të dy palëve Helsinki të Finlandës”, shkruan revista ‘Time’. Publikimi i ballinës, disa ditë pas konferencës së Trump dhe Putin nuk ishte i rastësishëm, pasi gjatë kësaj periudhe kreu i Shtëpisë së Bardhë ka shfaqur dyshime mbi përfundimet e agjensicë së inteligjencës sa i takon ndërhyrhes së Rusisë në Zgjedhjet Presidenciale të 2016-ës. Megjithatë, pas kritikave nga republikanët dhe demokratët, Trump pranoi se kishte gabuar me qëndrimet e tij të deri tanishme dhe se pranonte konkluzionet e agjensive amerikane të inteligjencës sa i takon ndërhyrjes ruse. "Unë ndiej se veprimet e Rusisë nuk patën asnjë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve; më lejoni të bëhem krejtësisht i qartë duke thënë se, dhe këtë e kam thënë shumë herë, e pranoj konkluzionin e agjensive të inteligjencës se pati ndërhyrje nga Rusia në zgjedhjet e vitit 2016", tha ai, duke shtuar: "Mund të ketë edhe njerëz të tjerë. Ka shumë njerëz atje ". Të mërkurën, në një intervistë tjetër për "CBS Evening News" Trump u pyet nëse ai bën homologun rus përgjgjegjës për ndërhyrjen dhe përgjigja ishte: "Po, e bëj, sepse ai është përgjegjës për vendin, ashtu si unë e konsideroj veten përgjegjës për gjërat që ndodhin në këtë vend”. "Sigurisht, si udhëheqësi i një vendi, ai duhet të mbajë përgjgegjësi", sqaroi Trump. Ndërkohë një sondazh i CBS News i publikuar të enjten zbuloi se amerikanët i konsiderojnë qëndrimet e Trump ndaj Putin si shumë miqësore, madje më të afërta se sa vitin e kaluar. Ballina e ‘Time’ i cilëson dy udhëheqësit botërorë jo vetëm si miqësorë ndaj njërit tjetrit por edhe si një portret i vetëm.

Të fundit