Flash News

KRYESORE

Provokon sërish Vangjel Dule, mbrapa krahëve i qëndron flamuri i “Vorio-Epirit”

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule ka provokuar sërish duke u shfaqur me flamurin e të ashtuquajturit “Vorio Epiri”. Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Nju Jork të SHBA-së, nga minoritarët grek të Shqipërisë, Dule ka qenë i ftuar së bashku me kreun e OMONIA-s, Fredi Beleri dhe ish-deputetin Nikollaq Neranxi.

Ky flamur ishte vendosur në krah të flamurit grek dhe atij të SHBA-së, ndërkohë nuk ka shqetësuar përfaqësuesin e Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë aktivitetit, është diskutuar edhe për prishjen e disa objekteve në Himarë, që janë në pronësi të shtetasve shqiptarë, pjesë e minoritetit grek.

Të fundit