Flash News

KRYESORE

Provokuan sherrin në stadium, dënim për djalin e presidentit të Laçit dhe sulmuesin anglez të Tiranës

Provokuan sherrin në stadium, dënim për djalin e presidentit

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka marrë masa të ashpra për dhunën në përfundim të ndeshjes Tirana – Laçi, 1:1, ne ndeshjen e javes se 26-të të Kategorise Superiore.

Kleo Laska, djali i presidentit të Laçit, protagonisti i konfliktit është pezulluar 9 ndeshje, ndërsa Pashk Laska, presidenti i klubit është pezulluar 3 ndeshje.

Dënim të rëndë ka marrë edhe sulmuesi i Tiranës, Majkëll Ngo, që është pezulluar pesë takime, nderkohe qe Tirana do te luaje kater ndeshja pa tifoz.

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:

  • KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndëprerjen e përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
  • Lojtari i KF “Tirana”, Michael Ayodeji Ngoo, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

    Zyrtari i KF “Tirana” , Emanuel Egbo , për protesta ndaj vend imeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

  • Zyrtari i KF “Laçi” , Pashk Laska, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në stadium, në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.
  • Zyrtari i KF “Laçi”, Kleo Laska, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 9(nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  • Zyrtari i KF “Laçi”, Klevis Hima, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 9(nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
  • Zyrtari i KF “Vora” ,Rezart Maho, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

https://www.youtube.com/watch?v=t7qjEgs-Ckk

Të fundit