Flash News

KRYESORE

“PS dhe PD po tentojnë një tjetër marrëveshje okulte si në 17 maj”

“PS dhe PD po tentojnë një tjetër marrëveshje okulte

Deputeti i opozitës parlamentare, Alban Zeneli thotë se ka informacione se PS dhe PD po tentojnë të bëjnë sërish një marrëveshje kulte, si ajo e 17 majit 2017, në dëm të shqiptarëve.  Në News 24, Zeneli deklaroi se kjo nuk duhet të ndodhë, pasi do të thellojë më shumë krizën 30-vjeçare.

“Unë jam skeptik për diçka, që, siç thoni ju, PS i ka votat bashkë me opozitën e re për ta bërë atë reformë, por mund t’i shtrijë dorën opozitës jashtë. Ata e kanë shtrirë dorën shpesh, po vetëm për t’i bërë dëme shqiptarëve, sepse nuk ka ndryshuar asgjë. Kanë bërë paqe apo luftë vetëm për interesat e tyre dhe kanë bërë marrëveshje okulte, sepse nuk kanë ndryshuar asgjë. Dhe unë kam frikë, dhe nga informacionet që kam, edhe me drejtues të mazhorancës, ideja e tyre është për të bërë sërish një marrëveshje okulte. Kjo nuk duhet të ndodhë, pasi kriza 30-vjeçare do të thellohet”, deklaroi Zeneli.

Për Komisionin Hetimor ndaj presidentit Meta, Zeneli theksoi se i intereson fakti nëse kreu i shtetit ka shkelur kushtetutën dhe jo divergjencat e tij me Edi Ramën.

“Për mua nuk është e rëndësishme pse ngatërrohet Rama me Metën. Por e rëndësishme është nëse Presidenti e ka shkelur Kushtetutën. Për të qenë të bindur për këtë, ne duhet të marrim opinionin juridik, të Venecias. Përderisa Gjykata Kushtetuese nuk është krijuar akoma, Presidenti edhe është edhe nuk është, po ashtu edhe KLSH. Komisioni duhet të ketë kohën e mjaftueshme”, shtoi ai.

Të fundit