Flash News

KRYESORE

PS dhe Rudina Hajdari ftesë PD-së: Merrni pjesë në Komisionin e Reformës Zgjedhore

Partia Socialiste dhe Rudina Hajdari kanë ftuar PD-në që të jetë pjesë e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Në një letër që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari ftojnë Gazmend Bardhin që një përfaqësues i PD-së të zërë vendin e vëzhguesit në këtë komision, që i është lënë dhe e drejta e vetos.

Me 7 Maj (të hënën) pritet që të mbidhet ky komision ku do të diskutohet dhe ndryshimi i sistemit, një kërkesë kjo e vazhdueshme e deputetëve të rinj Ralf Gjoni dhe Rudina Hajdari.

Por  PD ka refuzon të jetë pjesë e këtij komisioni parlamentar.

Opozita e bashkuar është shprehur e bindur se nuk do të hyjë në zgjedhjet e qershorit dhe se duhet të ktijohet një qeveri tranzitore pa Edi Ramën në krye.

Komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore përbëhet nga:

Damian Gjiknuri                     Bashkëkryetar             Grupi parlamentar PS

Rudina Hajdari                       Bashkëkryetare           Grupi parlamentar “Demokrat”

Blerina Gjylameti                    Anëtare                       Grupi parlamentar PS

Klotilda Bushka                      Anëtare                       Grupi parlamentar PS

Bashkim Fino                          Anëtar                        Grupi parlamentar PS

Alket Hyseni                           Anëtar                         Grupi parlamentar PS

Vasilika Hysi                           Anëtare                       Grupi parlamentar PS

Korab Lita                               Anëtar                        Grupi parlamentar “Demokrat”

Arben Elezi                             Anëtar                        Grupi parlamentar “Demokrat”

Myslim Murrizi                         Anëtar                        Grupi parlamentar “Demokrat”

Nimet Musaj                            Anëtar                        Grupi parlamentar “I pavarur”

Ralf Gjoni                                Anëtar                        Grupi parlamentar “I pavarur”

 

Të fundit