Flash News

KRYESORE

PS do konkurrojë e vetme në 35 bashki, pjesa tjetër mbushtet nga Bindja Demokratike

PS do konkurrojë e vetme në 35 bashki, pjesa tjetër mbushtet nga

Për qytetarët e 35 bashkive në Shqipëri që do të kërkojnë të votojnë në 30 qershor do të ketë vetëm një mundësi zgjedhje: kandidatin e Partisë Socialiste. Bëhet fjalë për qytete të rëndësishme të vendit, ku banorëve do u vendoset përpara fleta me një kandidat, një model që nuk gjendet në asnjë shtet demokratik dhe normal në botë.

Në Shkodër, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Elbasan, Përmet, Kamëz, Krujë apo Himarë qytetarët nuk do të kenë mundësi zgjedhjeje nëse në votime shkohet pa opozitën.

Ndërkohë që në 26 bashki të tjera, përveç kandidatëve të PS-së, janë regjistruar edhe kandidatë të Bindjes Demokratike, ndonëse suksesi i tyre në zgjedhje me këto kushte është pothuajse i pamundur. Disa nga bashkitë që janë mbushur me kandidatë të BD-së janë: Tirana, Vlora, Durrësi, Kukësi, Korça dhe Dibra.

Partitë opozitare nuk kanë pranuar të regjistrohen në zgjedhje përsa kohë Edi Rama vijon të jetë kryeministër. Ato kërkojnë largimin e Ramës dhe krijimin e një Qeverie tranzitore që do të bëjë të mundur organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të barabarta. Gjithsesi, nga kreu i Qeverisë nuk jepen shenja tërheqeje dhe kompromisi.

Të fundit