Flash News

KRYESORE

PS drejt 18 qershorit, publikohen fotot e para të autobusëve të fushatës

PS drejt 18 qershorit, publikohen fotot e para të autobusëve

Partia Socialiste nisi zyrtarisht një ditë më parë fushatën elektorale drejt zgjedhjeve të 18 qershorit.

Në kongresin elektoral në Durrës u prezantuan kandidatët për deputetë por dhe premtimet me të cilat PS synon të fitojë zgjedhjet, por pa pasur përballë partinë më të madhe në opozitë, Partinë Demokratike. 

Ndërkohë sot, Partia Socialiste ka publikuar fotot e para të autobusëve mavi me sloganin ‘Për Shqipërinë që duam’ që do t’i shoqërojë deri në zgjedhjet e 18 qershoit.

Mungesa e opozitës në zgjedhje duket se ka favorizuar mjaft PS e cila ka marrë edhe 440 milionë lekë me vendim të KQZ nga Buxheti i Shtetit për zgjedhjet e ardhshme.

Të fundit