Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
PS fal presidentin: Meta s'ka kryer aq shkelje sa mund ta shkarkojnë; Largohet opozita parlamentare: S’bëhemi pjesë e pazarit të radhës
Partia Socialiste është tërhequr nga shkarkimi i presidentit Ilir Meta në Komisionin Hetimor.
Relatorja Klotilda Bushka prezantoi raportin prej 76 faqesh me gjetjet e hetimit dhe shkeljet e konstatuara ndaj presidentit Ilir Meta, sa i takon shtyrjes me dekret të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, apo ngërçit të krijuar për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Bushkës, presidenti ka kryer shkelje, por aq sa ta çojnë kreun e shtetit drejt shkarkimit.
“Lidhur me anulimin e 30 qershorit, këto shkelje referuar rrethanave dhe pasojave dhe fakti që komisioni nuk mund të shprehet se janë ekskluzivitet i gjykatave, janë shkelje që kanë natyrë që diktojnë marrjen e masave të menjëhershme për plotësimin e aktit kushtetueses për evitimin e situatave bllokuese, por nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar shkarkimin e Presidentit.
Kemi konstatuar se presidenti ka vetëm një detyrë, caktimin dhe jo anulimin. Kjo kompetencë ushtrohet vetëm një herë sipas nenit 92 pika gj dhe nenit 94 të Kushtetutës si dhe Kodit Zgjedhor.
Kemi një shkelje për shfuqizimin e dekretit. U cenua e drejta për të zgjedhur. Shtyrja e zgjedhjeve cenoi parimin e së drejtës së popullit për të qenë sovran. Pra, janë konstatuar shkelje në lidhje me anulimin e datës së zgjedhjeve, por për të analizuar çfarë pasojash pati, është marrë në konsideratë praktika që kemi administruar edhe nga policia edhe nga prokuroria.
Sipas konstatoi edhe raporti nga Komisioni i Venecias ky fakt sollën pasojë vetëm situatat e tensionit, që u menaxhuan më pas.
Sa i përket emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, kemi arritur në konkluzionin se duhet bërë në opinionin e komisionit të Venecias. Ka konkluzione që e ndihmojnë komisionin hetimor për veprimet e presidentit nëse jemi përpara një shkelje të rëndë.
Pra, në gjykimin tonë shkeljet nuk justifikojnë shkarkimin”, u shpreh Bushka, relatore e PS.
Nga ana tjetër, opozita parlamentare e ka kundërshtuar konkluzionin e këtij raporti dhe janë larguar në shenjë proteste nga komisioni, duke akuzuar mazhorancën se po bën pazarin e radhës me presidentin Ilir Meta.
Pritet që të dyja raportet e paraqitur, nga PS dhe opozita në parlament të prodhojnë një të vetëm, që do bëhet publik mbledhjen e ditës së hënë dhe më pas të depozitohet në Kuvend.