Mazhoranca pas seancës plenare i është përgjigjur çështjes së marrëveshjes për Kodin Zgjedhor.
Bëhet me dije se se Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar pas seancës së sotme dhe pritet që Kodi Zgjedhor të kalojë javën e ardhshme në Komisionin e Ligjeve.
“Të mos humbasim asnjë ditë kohë. Të çojmë përpara marrëveshjen e dakordësuar. Duhet miratuar drafti i reformës zgjedhore. Me plotësimin e afateve sipas procedurës parlamentare do prezantohet në kohë në komisionin e Ligjeve. Në datë 23 korrik ne do të kemi vullnetin për të votuar Kodin Zgjedhor të ri sipas marrëveshjes. Ndërkohë, respektojmë vendimin e opozitës parlamentare në kërkesat e saj për përmirësimin e reformës zgjedhore në Shqipëri”, bënë me dije burime nga grupi i PS, raporton news24.