Flash News

KRYESORE

PS kalon nga propaganda e hapur tek veprimi dhe protesta para bashkive të LSI-së

PS kalon nga propaganda e hapur tek veprimi dhe protesta para bashkive të

Nëse deri më sot deputetët dhe kryeministri Rama janë mjaftuar vetëm me propagandaën e tyre kundër LSI-së, duke e etiketuar atë si frenuese dhe shkaktare për qeverisjen e keqe këto katër vjet, tashmë do kalohet në veprim konkret, madje në protesta kundër bashkive të LSI. Nga Kampi i Forumit Rinor Socialist në Jalë, drejtuesi politik i Qarkut të Beratit për PS-në, Blendi Klosi, paralajmëroi nisjen e një proteste para Bashkisë së Kuçovës të drejtuar nga LSI.  Klosi iu premtoi të rinjve se do bëhet mbështetës i protestës së tyre për mungesën e terreneve sportive. “Do të organizojmë një lojë proteste në rrugë, ku unë do jem një nga ju në atë lojē proteste, për të tërhequr vemendjen dhe rritur ndërgjegjësimin se terrenet sportive nuk janë kērkesa luksi të të rinjve” – deklaroi Klosi në përgjigje të shqetësimit të ngritur nga një sportiste e re, e skuadrës së volejbollit të Kuçovēs.

Klosi e shtriu fjalën e tij jo vetëm për Kuçovën, por edhe kundër bashkive të LSI-së n; Skrapar, Beratit, etj, të cilët nuk bëjnë asgjë për të rinjtë: “Nuk i kushton asgjë kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Skrapar apo Berat, të ngrenë shërbime për të rinjtë”- deklaroi Klosi, pas përgëzimit dhe falenderimit të të rinjve të FRESSH, pēr mbështetjen që i dhanë fushatës së PS në qarkun e Beratit dhe gjithë Shqipërinë.

Synimi i Klosit dhe PS-së ;sht; q; të rimarrë në zgjedhjet lokale edhe drejtimin e bashkive të këtij qarku, ku sot nga 5 të tilla, 3 bashkitë e rëndësishme të qarkut, Berati, Kuçova dhe Skrapari, nuk drejtohen nga Partia Socialiste.   

Të fundit