PS lëshon përfundimisht Tahirin? Drejtori në varësi të Ramës: Mund të dënohet më 19 shtator

Shkëlqim Hajdari, kryeinspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror që është institucion nën varësi të kryeministrit Edi Rama, ka komentuar pretencën e Prokurorisë për Tahirin. Në studion e Repolitix, juristi u shpreh se Tahiri mund të dënohet, por nuk do ezaurojë dënimin deri në marrjen e një vendimi të prerë nga shkalla e fundit e apelit.

“Prokuroria derisa të çohet në gjyq. Pretenca është e bollshme. Ato fashikuj, shumica janë operativë. Prokurorët pasi i kanë përkthyer i kanë çuar të gjitha në Gjykatë. Kjo çështje nuk do të zgjidhet në shkallën e parë. Në datën 19 shator do kemi një vendim të gjykatës. Edhe nëse e dënon fajtor, dënimi ekzekutohet vetëm me një vendim të formës së prerë. Pra ai nuk arrestohet javën tjetër edhe nëse dënohet”, sqaroi Hajdari.

Tahiri akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për tre vepra penale: “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “pjesemarrje ne grup të strukturuar kriminal”.