Flash News

KRYESORE

PS mbledh grupin parlamentar, për çfarë po diskutohet

PS mbledh grupin parlamentar, për çfarë po diskutohet

Pas vizitës në Berlin, kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, për të diskutuar çështjet më të fundit politike.

Mbledhja që ka nisur në orën 10:00 po zhvillohet në kryesinë e Kuvendit dhe drejtohet nga Taulant Balla.

Përveç zgjedhjeve të 25 prillit, organizimit të fushatës dhe raportimeve javore nga drejtuesit politikë, prioritet në mbledhjen e sotme mbetet reflektimi i ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor. PS propozoi një draft me 7 amendamente në Këshillin Politik, por që u refuzua nga opozita e cola kërkon opinionin e OSBE-ODIHR për formulën e koalicioneve dhe ndarjen e mandateve.

Ndërkohë, përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri ka premtuar se deri më 30 shtator kjo çështje do të përfundojë.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme pritet të diskutohet edhe për datën e mundshme për Asamblenë e PS, prej të cilës do të dalë dhe Kryesia që do të jetë përgjegjëse e organizimit të zgjedhjeve. Ajo mendohet të mbahet në javën e parë të tetorit dhe do të organizohet në 3 rajone, një në Shkodër, Fier dhe Tiranë.

Të fundit