Flash News

KRYESORE

PS mbledh Kryesinë, shtyhet papritur mbledhja e Asamblesë Kombëtare

PS mbledh Kryesinë, shtyhet papritur mbledhja e Asamblesë

Partia Socialiste ka thirrur sërish sot Kryesinë dhe ka marrë një tjetër vendim mbi punimet e Asamblesë Kombëtare.

Ndonëse pas mbledhjes së të hënës së Kryesisë u vendos që Asambleja Kombëtare do të zhvillohej paraditen e 22 korrikut, sot kjo datë është shtyrë.

Mësohet se PS ka vendosur ta spostojë mbledhjen me një ditë më vonë, më 23 korrik në orën 18.00 pasdite. Nuk dihet arsyeja e këtij vendimi të papritur, ndërsa përflitet se kryeministri Rama mund të bëjë ndryshime në qeveri.

Dy ministrat më të rrezikuar janë Ogerta Manastirliu e Shëndetësisë dhe Blendi Klosi, ministri i Mjedisit dhe Turizmit. Rama u la afat që nga punimet e dhjetorit 2018 për përmbushjen e disa detyrave për 6 muajt në vijim.

Në daljen e së hënës, Rama nuk konfirmoi ndryshime në qeveri duke thënë se nëse ministrat i kanë bërë detyrat e tyre do të vijojnë detyrën.

Të fundit