Flash News

KRYESORE

PS "ndez motorrët" e fushatës, Spiropali: Gati për të vërtetuar me votë vazhdimin e rrugës së transformimit

PS "ndez motorrët" e fushatës, Spiropali: Gati për

Me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së COVID-19, Partia Socialiste ka ndezur motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet e 2021-shit.  Një gjë e tillë u bë me dije nga vetë kryetarja e Partisë Socialiste Tiranë, Elisa Spiropali.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin  thekson se socialistët e kryeqytetit kanë zhvilluar sot mbledhjen e Këshillit Koordinues të Qarkut Tiranë “për të ndezur motorët e fitores sonë në 2021”, por gjithmon duke qenë të kujdesshëm përballë pandemisë dhe ruajtur distancimin social.

Mesazhi i Spiropalit:

Duke ruajtur distancimin social, por duke forcuar dita ditës frymën e ekipit, zhvilluam sot mbledhjen e Këshillit Koordinues të Qarkut Tiranë për të ndezur motorët e fitores sonë në 2021 💪🏼

Partia Socialiste është e ndërtuar mbi modelin e besimit, frymës dhe punës së njerëzve të zakonshëm. Kjo forcë qëndron si konstrukt në vlerat më të mira të komunikimit, solidaritetit, barazisë gjinore dhe pjesëmarrjes rinore.

Partia Socialiste ka barrën dhe privilegjin të edukojë politikisht me vlerat më të larta njerëzore e politike jo vetëm anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e saj,por edhe ata qytetarë shqiptarë që janë pré e çedukimit ku ka rënë ngarkesa e mjerë kulturore opozitare shpifëse dhe përçarëse, ku e vetmja pëlhurë e zbehtë ideologjike mbetet tribalizmi i pashoq dhe gjuha e urrejtjes.

Tirana, Kamza, Kavaja, Rrogozhina dhe Vora, janë gati për të vërtetuar me votë se rruga e transformimit vazhdon🌹Bashkë

Të fundit