Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
PS në vështirësi për vota, fton në koalicion Partinë Komuniste
Partia Socialistë zhvilloi ditën e sotme një tryezë diskutimi me aleatët e saj, ku në fokus të diskutimit, ishte situata politike e krijuar në vend. Ra në sy, se pjesë e mbledhjes së kryesuar nga kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ishin 25 parti të vogla, shumica prej të cilave të pa degjuara më parë, ku mes tyre spikati edhe Partia Komuniste.
Duket se rrjedhjen e mbi 300 mijë votave me largimin e aleatëve, si LSI, apo PDIU, mazhoranca po mundohet ta kompensoje me parti të reja në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, te cilat nuk dihet ende nese do te zhvillohen ose jo.
Gjithashtu, në deklaratën e partive të majta theksohet se partitë politike të spektrit të majtë, do të hartojnë një platformë, me anë të të cilës, do të garantojnë fitoren në zgjedhjet e 30 qershorit.
Në fund, ata dolën me një deklaratë ku shprehën indinjatën me vendimin e opozitës së bashkuar për djegien e mandateve, me argumentin se po kërkojnë të rikthejnë vitin 97 në vend.
Partitë pjesëmarrëse:
- Partia Socialiste
- Partia Komuniste e Shqipërisë – 8 Nëntori
- Partia Social Demokrate
- Partia Demokracia Sociale
- Aleanca Popullore
- Partia Socialiste e Moderuar
- Aleanca Demokratike
- Partia e Gjelbër
- Partia e Unitetit Kombëtar
- Partia G99
- Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet
- Partia Ardhmëria Shqiptare
- Partia Për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
- Partia Socialpunëtore e Shqipërisë
- Partia e Reformve Demokratike Shqiptare
- Partia e të Drejtave të Mohuara
- Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane
- Partia e Punës së Shqipërisë
- Partia Demokratike për Integrim dhe Prosperitet
- Partia Kristiandemokrate
- Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare
- Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
- Partia e Çështjeve Shqiptare
- Partia Demokracia e Re Europiane
- Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve
- Partia Fronti i Majtë