Flash News

KRYESORE

PS nuk humb kohë, “ndez motorët” e fushatës në Elbasan; zbulohet fokusi i diskutimeve

PS nuk humb kohë, “ndez motorët” e fushatës në

Partia Socialiste ndez zyrtarisht motorrët e fushatës elektorale për zgjedhjet e 2021. Kryeministri Rama, njëherazi dhe kreu i socialistëve do të mbledhë “të besuarit” e tij në Elbasan ku do të japë porositë e tij për nisjen e fushatës elektorale.

Mësohet se, në fokus do të jetë thirrja e Asamblesë Kombëtare për zgjedhjen e kryesisë së re, marrja e porosive për nisjen e fushatës elektorale. Gjithashtu socialistët do të informohen për ndryshimet  e reja që do të ndërmerren për Kodin Zgjedhor me qëllim hapjen e listave. Ndërkohë, nuk do të lihen jashtë vëmendjes fokus të diskutimeve do të jenë edhe sfidat e sesionit parlamentar në tërësi.

Por, ajo çka të bënë më tepër përshtypje, është vendi të cilin socialistët kanë zgjedhur si pikë takimi. Mbledhja e orës 16:00 do të zhvillohet tek “Rozafa Fish City”, një prej bizneseve më të kontestuara të zonës së Elbasanit. Kujtojmë se, disa kohë më parë banorët e fshatit Labinot dolën në protestë kundër pronarit të këtij biznesi, Gjergj Luca.

Të fundit