Flash News

KRYESORE

PS ofron dialog me kërcënime: Kemi dokumenta për Bashën

PS ofron dialog me kërcënime: Kemi dokumenta për Bashën

“Jam i bindur se ka vend për dialog, ndoshta jo herët, por jo edhe aq vonë, do ketë dialog”. Është kjo përgjigjia e ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj në studion e Mirela Milorit në ABC News, i pyetur për mudnësinë e dialogut në këtë situatë politike. Sipas tij nëse Basha nuk bën dialog me Kryeministrin legjitim, Rama nuk ikën se do Lulzim Basha, por kur të duan shqiptarët.

“Jam i bindur se ka vend për dialog, ndoshta jo herët, por jo edhe aq vonë, do ketë dialog. Po t’i kthehmi Bashës me akuza të bazuara në dokumennta, Basha nuk duhet të ishte asgjëkund. Nëse Basha nuk bën dialog me Kryeministrin legjitim, Rama nuk ikën. Duke folur krimi, droga, i bën krim partisë së vet do gjunjëzojë një popull me dhunë, nuk bën vaki, nuk ikën Rama se do Lul Basha. Kryeministri ynë i ka ftuar nuk i ka fyer as njërin as tjetrin, Basha vetëm akuza dhe fyerje. Kryeministri ka bërë debat dhe ironi politike, ama është lutur për dialog dhe lutje të sinqerta madje dhe direkt tha jam gati të dialogoj për të ardhmen e vendit. Në 18 tetor është Këshilli I Ministrave Evropianë do kënaqet, apo do hidhërohet Basha? Të kontribuojë që situata të kthehet në normalitet”.

Meritën që  zgjedhjet e 30 qershorit shkuan paqësisht, ish ministri i Finacave Arben Ahmetaj ia faturon ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, e cila bëri që bëri që opozita të tërhiqej nga dhuna, e cila do të kishte pasoja në të gjithë vendin. “Më vjen mirë që 30 qershori kaloi mirë, falenderoj dhe ambasadën e SHBA që bëri që opozita të tërhiqej nga dhuna e cila do kishte reaksion zinxhir për gjithë vendin. PD është kërcënuar nga SHBA që të quhet organizatë e dhunshme në atë logjikë nuk ëhstë thjesht presion që nga dalja e sistemit dhe sekuestrim asetesh deri në vendet ku SHBA kanë marrëveshje, përfshi Hollandën. 30 qershori shkoi qetësisht, shqiptarët dolën dhe votuan”.

Të fundit