Flash News

KRYESORE

PS paralajmëron formatimin e Sekretariatit, anëtarët që rrezikojnë të shkarkohen dhe kush i zëvendëson

Taulant Balla njoftoi sot se një nga vendimet e marra nga Kryesia e është formatimi i Sekretariatit të Partisë Socialiste.

“Kemi marrë miratimin e Kryesisë për të formatuar Sekretariatin e Partisë Socialiste për ti dhënë më shumë efektivitet”, u shpreh Balla për mediat pas përfundimit të mbledhjes.

Aktualisht pjesë e Sekretariatit të PS-së janë nëntë anëtar, Taulant Balla, Alfred Peza, Musa Uqini, Stefan Çipa, Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti, Ilir Beqaj, Bledi Çuçi dhe Teuta Vodo.

Pritet që në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, që do të mbahet në datën 7 shtator, të paraqiten edhe emrat e rinj që do të jenë pjesë e Sekretariatit.

Mësohet se më të rrezikuar për tu shkarkuar nga pozicioni i anëtarit të Sekretariatit janë Alfred Peza e Stefan Çipa ndërsa pritet që pjesë e tij të bëhet deputeti Bashkim Fino.

 

 

Të fundit