Flash News

KRYESORE

PS paralajmëron refuzimin e propozimit të Metës për kryetare të KLSH-së

PS paralajmëron refuzimin e propozimit të Metës për kryetare

Mazhoranca do e refuzojë emrin e Vitore Tushës, të propozuar nga Presidenti për postin e kryetares së Kontrollit të lartë të Shtetit.

Kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i ftuar në emisionin ’45 minuta’ në ‘Report Tv’ tha se Tusha është nënkryetare e Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë dhe se mes KLSH-së dhe KED-së, mazhoranca do të zgjedh këtë të fundit.

“Vitore Tusha është automatikisht nënkryetare e KED. Mes krijimit të KED dhe KLSH zgjedhim KED”, u shpreh Manja.

Nuk dihet nëse ku refuzim do të sjellë një tjetër përplasje mes shumicës dhe kreut të shtetit pas asaj për dekretimin e Sandër Lleshajt në postin e Ministrit të Brendshëm.

Të fundit