Flash News

KRYESORE

PS pro hapjes së listave, Balla: Marrëveshja e 5 qershorit nuk preket

PS pro hapjes së listave, Balla: Marrëveshja e 5 qershorit nuk preket

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se nisma e opozitës për hapje listash e ndalim koalicionesh është një proces i pavarur nga marrëveshja e 5 qershorit në Këshillin Politik.

Ndërsa PS doli zyrtarisht pro hapjes të listave, Balla tha se procesi i ndryshimeve kushtetuese do të jetë i pavarur.

“Në parim PS është dakord me tre ndryshimet e propozuara, për të garantuar lehtësi në votimin e qytetarëve. Kur bëhet hapje e listave është e rëndësishme konceptimi i një fletë votimi .

Nga sondazhet tona rezulton që shqiptarët jo vetëm për partinë edhe një votë për njërin prej kandidatëve në listën e partive në zgjedhje.

E mbështesim nismën e murrizit, ky është hap i rwndwsishwm  drejt një demokratizimi më ë plotë të jetës demokratike edhe pse partitë e mëdha janë kundër hapjes së listave, PS ka qenë refleksion i asaj që do shumica e shqiptarëve.

Mbështesim hapje të listave që garanton disa dimensione me rëndësi garanci të përfaqësimit gjinor, por edh enë aspektin profesional.

Procesi i ndryshimeve kushtetuese në mënyrë të pavarur. Gjithçka është dakordësuar në 5 nuk do preket.

1 korrik janë depozituar në 15 komisioni ligjeve do i diskutojë,  nuk do preket asnjë amendament sipas marrëveshjes që kemi dakordësuar.  Janë dy procese që ecin në mënyrë të pavarur nga njëra tjetra”, tha Balla.

 

Të fundit