Flash News

KRYESORE

PS reagon për shpërthimin në Durrës: Dyshime se LSI e inskenoi vetë ngjarjen

PS reagon për shpërthimin në Durrës: Dyshime se LSI e

Partia Socialiste në Durrës ka reaguar për shpërthimin në zyrën elektorale të LSI, mëngjesin e sotëm, dhe deklaratën pasuese të ministrit Lefter Koka.

Pasi dënojnë ngjarjen dhe distancohen nga ky akt, socialistët hedhin dyshime se ky shpërthim mund të jetë inskenuar nga vetë LSI. Sipas PD, nxitimi i Kokës për akuzuar, ngre dyshime se LSI e ka inskenuar ngjarjen për ta përdorur për qëllime elektorale.

Reagimi i PS-Durrës:

Në radhë të parë dënojmë ngjarjen e sotme dhe distancohemi nga ky akt i turpshëm vandal.

Kërkojmë nga organet ligjzbatuese hetimin dhe zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes, e cila nuk i sherben aspak zhvillimit normal të procesit zgjedhor.

Shprehim keqardhje që LSI ende pa u kryer asnjë hetim nga organet ligjzbatuese nxiton të akuzojë.

Nxitimi për të akuzuar, më së shumti, ngre dyshimet për një ngjarje të inskenuar nga vet LSI me synim përdorjen e saj për qellimet elektorale të ditës.

Asnjë tentativë për tensionimin e situates nuk do mund të dalë me sukses pasi fushata në tërësi ka qenë e qetë dhe pa probleme.

Qytetarët e Durresit e refuzojne dhunen dhe tensionin pasi duan të shkojnë të qetë drejt kutive të votimit për të shprehur me votë vullnetin e tyre të lirë.

Të fundit