PS ‘rrëmben’ dy këshilltarë, një nga LSI-së dhe një nga PDIU

Partisë Socialiste i janë shtuar dy këshilltarë në këshillin bashkiak të Gjirokastrës.

Nënkryetari i këshillit, i zgjedhur nga radhët e LSI-së, Adrian Hyskaj, dhe këshilltari Selaudin Mosho, i zgjedhur nga radhët e PDIU-së janë bashkuar me socialistët në këshillin bashkiak të Gjirokastrës.

Pas kësaj lëvizjeje, përbërja e këshillit bashkiak në Gjirokastër është e tillë, PD ka 9 këshilltarë, LSI 7 dhe PS 14.